Maqedoni Memeti: Të gjitha nismat civile janë legjitime

Memeti: Të gjitha nismat civile janë legjitime

Avokati i popullit konsideron se është legjitime nisma e paralajmëruar për grumbullimin  firmave për konfirmimin e statusit të propozuesit të ligjit për amnisti të personave të dënuar dhe nuk sheh pengesë që të jepet mundësi për zbatimin e kësaj të drejte demokratike.

Avokati i popullit përkujton rekomandimet për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve në drejtim të zvogëlimit të numrit, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për mbrojtjes përkatëse shëndetësore si dhe për përmirësimin e punës së Shërbimit për riedukim për realizimin e qëllimit primar- risocializim