fbpx

Tenderët do të frenojnë prokurorin special publik

-

Partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos kanë edhe një ditë për të emëruar prokurorin special publik dhe kornizën ligjore për votimin e tij në Kuvendin e RM-së. Sipas të dhënave të cilat i siguroi “Meta” edhe mbrëmë nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve për këtë pikë ndërsa çështje kontestuese edhe më tej ngel zëvendës- prokurorët.

Në tavolinë është edhe propozimi i lehtësuesit belg, Piter van Hojte si dhe propozim- ligji i përpiluar nga gripi i punës së LSDM-së.

E vetmja gjë e ditur është se nesër skadon afati për emërimin e prokurorit special, që sipas Marrëveshjes së Przhinos duhet të zgjidhet deri më 15 shtator. Ai me autonomi të plotë duhet të nis hetime për rastet “Përgjimi” dhe “Puçi”.

Dilema e parë që do të hapej sipas avokatit Oliver Vuksanoviq është zbatimi i legjislacionit ekzistues ligjor për emërimin e prokurorit, që thotë se ai krahas fakultetit juridik dhe provimin e legjislacionit duhet të ketë kryer Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Gjithashtu nuk është e qartë cili do të jetë konstruksioni financiar për administratën dhe se kush do t’i paguaj kontabilistët, daktilografët, pajisjen teknike kompjuterike etj.

“Gjithashtu për këtë institucion të ri nevojitet teknikë e sofistikuar, kompjuterë, kamera. Do të nevojiten makina dhe parking të tërë e për këtë do të duhet të shpallet tender” thotë Vuksanoviq.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.