Maqedoni Memeti: Ende kemi institucionet jo- funksionale dhe të politizuara

Memeti: Ende kemi institucionet jo- funksionale dhe të politizuara

Ende kemi institucionet jo- funksionale dhe të politizuara, të cilat zbatojnë agjenda partiake, deklaroi sot avokati i popullit Ixhet Memeti, në prezantimin e raportit vjetor për nivelin e respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2016-të, shkruan “Nova TV”.

Sipas Memetit, në sferën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, vitin e kaluar nuk është vërejtur kurrfarë avancimi, por përkundrazi, është vërejtur ngecje.

Për shkak të pengimit të punës nga Ministria e punës dhe politikës sociale, Ministrisë së shëndetësisë, MPB-së, Ministrisë së drejtësisë dhe DAP, Obdusmani nuk ka arritur të realizojë veprime të plota për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, vuri në dukje Memeti.

Ai më tej thekson se të burgosurit qëndrojnë në kushte çnjerëzore dhe u është hequr e drejta për mbrojtje shëndetësore. Ai shtoi se është konstatuar përdorim i tepruar i fuqisë nga ana e policisë së burgjeve si dhe nga policia e rregullt gjatë arrestimit të aktivistëve nga protestat e “Revolucionit laraman”.

Avokati i popullit vitin e kaluar ka vepruar në 4718 raste, prej të cilave 3775 janë iniciuar me shkresa të pranuara ndërsa 37 janë mbyllur me nismë të vet avokatit të popullit.