Maqedoni Maqedonia e fundit në Ballkan për lirinë e mediave

Maqedonia e fundit në Ballkan për lirinë e mediave

Maqedonia ka rezultat më të dobët në Ballkan sa i përket lirisë së mediumeve, njoftoi “Freedom House” në raportin më të ri për lirinë e mediumeve.

“Ligjet e reja shtypëse dhe dhuna ndaj gazetarëve kanë kontribuar për rritje globale të lirisë së shtypit në vitin 2014, duke e sjellë në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit”, shkruan në raport.

Në raport thuhet se në pesë vitet e fundit indeksi i lirisë së mediumeve ka shënuar rënie prej 10 pikëve dhe se disa mediumeve me orientim opozitar janë mbyllur në pesë vitet e kaluar ndërsa gazetari Tomislav Kezharovski qëndroi në arrest prej vitit 2014 për shkak të akuzave të dyshimta se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes.

Gjithashtu aty thuhet se Bjellorusia, Krimeja që është nën okupimin rus, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë ndër 10 vendet më të këqija në botë për nga liria e shtypit.