Maqedoni LSDM kërkon dorëheqje nga Koce Trajnovski, për prerjen e drunjtëve tek UKIM

LSDM kërkon dorëheqje nga Koce Trajnovski, për prerjen e drunjtëve tek UKIM

LSDM kërkoi dorëheqjen e kryetarit të komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, pas prerjes së drunjtëve që ndodhi mbrëmë pas mesnate, afër orës 2.30, në parkun e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përderisa qytetarët me ditë të tëra ju merret fryma nga ajri i papastër, përmbaruesi i Nikolla Gruevskit,Koce Trajanovski, vazhdon me masakrën e drunjtëve në Shkup. Koce Trajanovski, përmbaruesi i Nikolla Gruevskit, menjëherë duhet të jep dorëheqje- thuhet në deklaratën e LSDM.

Nga partia rikujtojnë reaksionet që studentet dhe qytetarët i kishin për ruajtjen e pamjes së vjetër dhe ndërprerjen e planeve për ndërtim të fakulteteve me stil barok.

Qyteti i Shkupit,ndërkohë, demantoi deklaratën e LSDM, në të cilën thuhet se NP “Parkovi i zelenilo” nuk i kanë prerë drunjtë tek UKIM.

-Sa i përket  akuzave të pabaza për aktivitetin e prerjes së drunjtëve, dua të sqaroj që Qyteti i Shkupit është i obliguar, në përputhje me Ligjin, të jap vendim  për prerjen e drunjtëve kur investitorit ti ofrojë leje ndërtimi për zbatimin e planit të detajuar urbanistik.- thuhet në demantin nga kabineti i kryetarit.