Maqedoni LSDM: Ivanov të mos zvarrit dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin

LSDM: Ivanov të mos zvarrit dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin

I bëjmë thirrje Ivanovit që mos të zvarris, në përpjekje që t’i shpëtoj Gruevskin dhe kryesinë e VMRO DPMNE-së nga përgjegjësia për kriminalitet dhe shpërdorime dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së re, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së Ivanovit se “pengesat për ndarjen e mandatit ende s’janë larguar”.

“Pengesa e vetme për R. e Maqedonisë janë Gjorgje Ivanov dhe Nikola Gruevski. Shumica prej 700.000 votuan për ndryshime, drejtësi, bashkim dhe programi i qeverisë së re do ta mundësojë këtë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kabineti i Ivanovit për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, sot njoftuan se presidenti i shtetit ngel në qëndrimin e 1 marsit 2017-të kur iu drejtua popullit.