Maqedoni LSDM: Gruevski dhe Ivanovi patjetër duhet të lejojnë transferim të shpejtë dhe...

LSDM: Gruevski dhe Ivanovi patjetër duhet të lejojnë transferim të shpejtë dhe të qetë të pushtetit

Nikola Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së patjetër duhet ta pranojnë konceptin e një shoqërie për të gjithë, që forcon unitetin e shtetit dhe sjellë jetë cilësore për të gjithë qytetarët, në vend të ndasive fantom, thonë nga LSDM.

“Qytetarët qyrtë deklaruan se duan integrim e jo izolim të Maqedonisë, siç dëshiron kryesia e VMRO DPMNE-së që të vazhdojë me krimet, pasurimin personal dhe të mos jep llogari për pasojat. Proceset demokratike kanë filluar dhe vullneti i shumicës së qytetarët e shndërruar në 64 mandate deputetësh patjetër sa më shpejtë të realizohet me formimin e qeverisë së re reformuese dhe institucioneve të pavarura demokratike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia theksojnë se kërkesat për zgjedhje të reja janë tentim që të anulohet dhe thellohet kriza politike.

“Nëse tani nuk respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, as pas tyre nuk do të respektohet. Përcaktimi i qytetarëve të Maqedonisë është i qartë. Qytetarët zgjodhën ndryshime dhe qeveri të re reformuese dhe Gruevski e Ivanov patjetër të lejojnë transferim të shpejtë dhe të lehtë të pushtetit në R. e Maqedonisë”, shtojnë nga LSDM.