Maqedoni Oda e mjekëve: Të vërtetohen shkaqet për vdekjen e nënës dhe foshnjës...

Oda e mjekëve: Të vërtetohen shkaqet për vdekjen e nënës dhe foshnjës në Gjevgjeli

Oda e mjekëve e Maqedonisë u prononcua lidhur me rastin ku jetën humbi një nënë dhe foshnja e saj në raportin e gjinekologjisë në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli.

Në njoftimin e tyre deri te opinioni thonë se do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të vërtetohet çfarë ka ndodhur dhe në suazat e kompetencave e tyre do të insistojnë të konfirmohet a ka dikush përgjegjësi personale në këtë tragjedi.

“Si Asociacion profesionist, vlerësojmë se është skajshmërisht e papërgjegjshme dhe shumë e ulët që kjo tragjedi të vendoset në funksion të njollosjes së një profesionit dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi. Oda e mjekëve respekton të drejtën e secilit që të del me qëndrim apo mendim, por vlerëson se gjëra nuk duhet të përgjithësohen. Oda nuk kërkon amnisti nga faji për sjelljen eventuale jo-profesionale të mjekëve, por vlerëson se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ato që janë sjellë në mënyrë jo-përkatëse, që e kanë shkelur etikën mjekësore dhe kanë cenuar jetën e pacientëve” thuhet në njoftimin e Odës.

Për Odën është e papranueshme që dikush të etiketoj dhe të kërkoj faj kolektiv edhe për raste ku ka tregues për papërgjegjësi individuale dhe jo- profesionalizëm.

“Si Asociacion profesionist, në suazat e autorizimeve tona ligjore, do të angazhohemi arsyet për këtë tragjedi të vërtetohen ndërsa fajtorët të sanksionohen në përputhje me ligjet” shtojnë nga Oda e mjekëve.