Maqedoni Ivanov udhëton në Rusi për të marrë mirënjohje nga patriarku rus

Ivanov udhëton në Rusi për të marrë mirënjohje nga patriarku rus

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë pune në Federatës Ruse, njoftojnë nga kabineti i presidentit. Në kishën “Hristos Spasitel” në Moskë, patriarku i kishës ortodokse ruse, Kiril presidentit Ivanov do t’ia ndajë mirënjohjen “Hirësia e tij Patriark i Moskës dhe i tërë Rusisë Aleksei i Dytë” për vitin 2016-të.

Krahas presidentit të Maqedonisë, fitues janë edhe kryetari i Moskës, Sergej Sobjanin dhe kryetari i Kishës Kopte, patriarku Tavardosi i Dytë. Mirënjohjen e ndan Fondacioni Ndërkombëtar Shoqërorë për bashkimin e popujve ortodoks, për veprimtarinë e shkëlqyeshme në përforcimin e bashkimit të popujve ortodoks dhe për promovimin e vlerave ortodokse në jetë dhe shoqëri.

Aktiviteti i mëparshëm ndërkombëtarë i presidentit Ivanov ishte vizita në Jordan. Ai ishte pjesë e Forumit Botërorë Ekonomik për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, që u mbajt në Aman.