fbpx

Ivanov me Hojt Ji: Pengesat për qeveri janë të kalueshme, por duke ruajtur unitetin

-

Presidenti maqedonas në takimin e sotëm me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euro Azi të SHBA-së, ka porositur se janë tejkaluar pengesat për ndarjen e mandatit për qeveri, por vetëm nëse ekziston përcaktim të vërtetë të liderëve të partive politike parlamentare. Njëkohësisht, Ivanov ka kërkuar asistim nga SHBA-të që të ndihmohet shumica parlamentare ta merr mandatin. Megjithatë, më tej ka shtuar se Platforma e partive shqiptare për të është e pakalueshme.

“Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa juridike dhe politike për ndarjen e mandatit për përbërjen e Qeverisë janë të kalueshme. Presidenti i Maqedonisë ka kërkuar nga SHBA-të, si partner strategjik të R. së Maqedonisë, të ndihmoj që të hiqen pengesat dhe të mundësohet që shumica parlamentare ta merr mandatin”, thuhet për mediat në komunikatën e presidentit.

Më pas, Ivanov ka dënuar “çdo dhunë politike dhe fizike në R. e Maqedonisë duke shtuar se zgjidhjet duhet kërkuar përmes dialogut”.

“Presedencat me të cilat zbatohet praktike ndërsa jolegalja bëhet legale rrënon parimet elementare demokratike”, ka thënë Ivanov.

Ai në takim me Hojt Ji ka thënë se kërkon nga lideri i LSDM-së ta përmbush fjalën e thënë publikisht se “së bashku me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do të sigurojnë garanci për forcimin e unitetit të shtetit dhe se çdo gjë do të jetë sipas Kushtetutës së R. së Maqedonisë”.

“Platforma nga Tirana nuk mund të jetë kusht, ose, bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë ka konstatuar presidenti i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit presidencial.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.