Maqedoni Ekipi hulumtues:SFOR qëllimisht ka fshehur vendin e rrëzimit të “kingerit”

Ekipi hulumtues:SFOR qëllimisht ka fshehur vendin e rrëzimit të “kingerit”

Në konferencën e sotme për shtyp ekipi i ekspertëve që hulumtoi rrëzimin e aeroplanit në të cilin humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe ekipi i tij, tha se aeroplani është gjetur 25 orë pas rrëzimit. Këto janë disa nga konkludimet e ekipit hetues që sot më hollësisht prezantoi rezultate për punën e deritanishme dyvjeçare.

Aeroplani është gjetur shumë më herët. Është dëshmuar se aeroplani  nuk është gjetur ashtu siç thuhet në raportin e parë. Më saktë dyshohet se nga SFOR është gjetur shumë herët. Nuk është e qartë pse SFOR qëllimisht  hetimet kanë zhvendosur në pistë tjetër. SFOR në raportin e parë pohonte se aeroplanin e kanë gjetur me ndihmën e aparatit “I el ti”, edhe pse ka qenë në rregull, ka qenë i ç’kyçur, nuk ka rrezatuar. Pasagjerët kanë vdekur në vend, askush nuk ka mbijetuar rënien e aeroplanit – janë konkluzionet e ekipit të ekspertëve.

Raportin e ri për rrëzimin e “kingerit” në të cilin humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe ekipi i tij prej 8 anëtarëve, hetuesi boshnjak Omer Kuliq ia dorëzoi Ministrit të transportit dhe lidhjeve Mile Janakiveskit, presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanovit, kryeministrit Nikola Gruveskit dhe prokurorit Marko Zarlevski.