Maqedoni Gëzim Ostreni e zyrtarizoi partinë e re “Uniteti”

Gëzim Ostreni e zyrtarizoi partinë e re “Uniteti”

Ish gjenerali i Shtatëmadhërisë së UÇK-së  Gëzim Ostreni dhe deputeti aktual Zulfi Adili dhe disa ish funksionarë të eshalonit të tretë të BDI-së, sot zyrtarizuan partinë e re politike “Uniteti”.

– Idetë e partive shqiptare janë të kontrolluara nga VMRO-DPMNE dhe mundohen të sigurojnë monopol për vete, shqiptarët po e ndjejnë veten të pasigurtë a do të realizohen çështjet për të cilat i kanë votuar përfaqësuesit. Marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet sepse janë betuar se do të jenë besnik ndaj organeve të shtetit. Ne vlerësojmë se partitë parlamentare shqiptare janë vasal të VMRO-DPMNE-së. Synimi ynë është formimi i një alternative të re për zhillimet e mëtutjeshme demokratike në Maqedoni. Ne do të punojnë në rritjen e besimit ndëretnik  dhe në formimin e një shteti qytetar- tha Ostreni.