Maqedoni Grumbullohen 401.598 euro në llogarinë e solidaritetit të Kryqit të Kuq dhe...

Grumbullohen 401.598 euro në llogarinë e solidaritetit të Kryqit të Kuq dhe telefonatat

Në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq deri më tani janë grumbulluar 9.630.333 denarë (156.590 euro), ndërsa nga donacioni prej 100 denarësh me telefonatat në numrat 075/070/077 143 400 deri më tani janë grumbulluar 8.918.000 denarë (145.008 euro) thonë për “Meta”. Me pagesën e djeshme të “Birrarisë së Shkupit” dhe kompanisë “Coca Cola”, mjetet e përgjithshme arrijnë shifrën prej 401.598 euro.

“Sot do të arrijnë paratë e pagesës së djeshme të “Birrarisë së Shkupit” dhe kompanisë “Koka Kola”, kështu që pritet shifra të jetë më e lartë” deklaroi Aleksandra Ristovski nga Kryqi i Kuq.

Që këto mjetet të përfundojnë tek familjet, fillimisht duhet ekipet të dalin në terren që të vlerësojnë dëmin.

“Kryqi i Kuq nuk do të bëj shpërndarjen e parave. Familjet e vërshuara mjetet do t’i marrin pasi që ekipet të kryejnë vlerësimin e dëmeve nga personat profesionist” shton Ristovski.

Ajo thotë se gjatë këtyre katër ditëve, ekipet e Kryqit të Kuq kanë dhuruar:

  • 8.283 pako me ushqim
  • 818 pako me preparate higjienike
  • 60 ton ujë
  • 350 pelena
  • 394 dyshekë
  • 1.078 batanije
  • 598 kg rroba

Në tërë operacionin janë përfshirë 80 persona, vullnetarë dhe shërbimi profesionist i Kryqit të Kuq, shtatë ekipe mobile për ndihmë të parë si dhe i tërë ekipi logjistik i Kryqit të Kuq.

“Shifra prej 8283 pakove tregon se këtu nuk bëhet fjalë për shpërndarje selektive. Në terren ka persona që nuk janë nën kompetencën e organizatës tonë ndërsa ekipet e Kryqit të Kuq ndihmojnë pa qasje selektive” shton Ristovski.

Kryqi i Kuq bën apel që të shpërndahen ushqim i konservuar dhe ushqim për foshnja, pelena, ujë për pije, preparate higjienike, mjete për dezinfektim, lopata, çizme gome, kova, dorëza gome dhe llamba me bateri.