Maqedoni Grubi:Mungesa flet shumë për qëndrimin e komunitetit të dytë shumicë në...

Grubi:Mungesa flet shumë për qëndrimin e komunitetit të dytë shumicë në vend

Fjalimi i fundvitit i presidentit Gjorge Ivanov, para sallës gjysmë boshe të Kuvendit, ishte përplot kritika, jo vetëm ndaj faktorëve të brendshëm politik, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Ivanovi theksoi se institucionet ndërkombëtare padrejtësisht po e bllokojnë integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, që nxit pasoja edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend. Përveç nga bllokimi i proceseve integruese, sipas Ivanovit, marrëdhëniet ndëretnike nxiten edhe nga manipulimet e partive politike në vend.

Nga BDI-ja thonë se ngelin në qëndrimin se Ivanovi nuk është president legjitim për shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa për VMRO-në, kjo sjellje e integristëve është jo-korrekte dhe e papërgjegjshme.

“Adresimi i tij i sotëm para një audience monopartiake në Kuvend flet shumë zëshëm rreth arsyeshmërisë të veprimit tonë në zgjedhjet presidenciale”, u shpreh Artan Grubi, deputet i BDI-së.