Maqedoni Këshilltarët e qytetit janë dakorduar që në Shkup të vozitet me 50...

Këshilltarët e qytetit janë dakorduar që në Shkup të vozitet me 50 km në orë

Këshilltarët e qytetit të Shkupit sot sollën vendim që të miratohen përfundimet që i propozuan këshilltarët e LSDM-së e që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik.

Siç njoftoi sot në konferencën e shtypit koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Damjan Mançevski, një pjesë e propozimeve janë: zvogëlimin e shpejtësisë së lejuar gjatë lëvizjes së makinave në 50 km në orë, ndërtimin e kalimeve nëntokësore për këmbësorët, përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave dhe përmirësimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të trafikut.

Nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së kërkuan informacion kush dhe çfarë do të ndërtohet në vendin ku tani gjendet hapësirat e Qytetit të Shkupit, por siç thonë informacion të këtillë nuk kanë marrë.