Maqedoni MPJ gjermane: Funksionimi i opozitës demokratike është vënë në pikëpytje

MPJ gjermane: Funksionimi i opozitës demokratike është vënë në pikëpytje

Ministria  e Punëve të Jashtme  të Gjermanisë vlerëson se padia ndaj liderit të LSDM-së vë në pikëpyetje funksionimin demokratik të opozitës.

“Qeveria gjermane është e shqetësuar për shkak të ndjekjes penale të liderit opozitar Zoran Zaev dhe të tre personave të tjerë me arsyetimin e grusht shtetit.  Me këtë funksionimi demokratik opozitarë është vënë në pikëpyetje”, thotë zëdhënësi i MPJ gjermane për gazetën “Vest”.

“Kërkojmë nga shërbimet shtetërore që t’i hulumtojnë këto akuza serioze në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pavarësia e gjyqësorit tani do të jetë e një rëndësie të veçantë” thotë për “Vest” zëdhënësi i MPJ gjermane.