Korrespondentë Lëvizja për reforma në PDSh: Afera “Telekom” dëshmoi katandisjen e shqipatrëve në...

Lëvizja për reforma në PDSh: Afera “Telekom” dëshmoi katandisjen e shqipatrëve në Maqedoni

Sipas Lëvizjes për Reforma në PDSh, katandisja e shqiptarëve në Maqedoni u dëshmua nëpërmjet aferës “ Telekom”, me dëshmitë e publikuara në gjykatë në Nju Jork për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferri.

Sipas Lëvizjes, tani që në Maqedoni po zhvillohen negociata në lidhje me Prokurorin Special vlerësojmë se Prokurori Special do të ishte i pafuqishëm  të ç’rrënjos këtë oligarki e cila  patjetër që rrënjët i ka thellë edhe në gjykatat e vendit, dhe në të cilat është e përfshirë BDI-ja.

– Siç duket 2.5 milion euro është çmimi për tradhtinë e idealit te UÇK-së dhe po aq çmimi për mosimplementim të Marrëveshjes së Ohrit. Kërkojmë që në Maqedoni të vijnë gjykatat speciale evropiane si mjet që elemente të tillë njëherë e përgjithmonë do t’i largonte nga jeta publike e vendit., deklaroi Naim Bajrami, anëtar i Bordit drejtues të Lëvizjes për Reforma në PDSh.

Nga Lëvizja për Reforma në PDSh  konsiderojnë që vetëm populli me votën e vet mund ta dënoj partinë në pushtet të BDI-së.

– Ne nuk presim që sistemi që ka qenë dhe është palë blerëse e lirisë së shqiptarëve të dënojë klientët e tij Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin por presim që shqiptarët në Maqedoni t’i dënojnë duke ua kthyer shpinën atyre që shiten gjakun tonë për 5 milion. euro, deklaroi Bajrami.

Sipas Lëvizjes për Reforma në PDSh, heshtja e BDI-së për aferën “Telekom” për të cilën në opinion nuk dolën me asnjë deklaratë, është  edhe një dëshmi dhe pohimi më i madh, për aferën në fjalë dhe përfshirjen e krerëve të BDI-së, partisë në pushtet.