Maqedoni Dy foshnjat nuk kanë qenë të vaksinuara me diteper

Dy foshnjat nuk kanë qenë të vaksinuara me diteper

Vaksina diteper nuk ka qenë shkak për vdekjen e dy foshnjave nga Studeniçani dhe Shuto Orizari që ndodhi javën e kaluar. Nga Ministria e Shëndetësisë sot informojnë se foshnjat në fjalë as që kanë marr atë lloj vaksine. Megjithatë, është formuar komision i cili do të hetoj rastin.

“Pasi kontrolluam kemi konstatuar se nuk është e vërtet informacioni i plasuar nëpër disa medium se dy foshnjat që vdiqën kanë marrë vaksinën Diteper. Dy foshnjat nuk janë vaksinuar me këtë vaksinë. Foshnjat kanë qenë në moshën që nuk u jepet një vaksinë e tillë . Sipas rregullës, vaksina Diteper jepet pasi foshnja kalon 3 muaj”, deklaroi sot udhëheqësja e sektorit për shëndetësi primare  pranë ministrisë së shëndetësisë Jovanka Ksotovska.

Sipas saj në procedurë është kontrolli i plotë i rastit. “Është duke u kontrolluar gjendja shëndetësore e foshnjave në të kaluarën , por përgjigjen më të saktë ta presim ta jap mjekësia ligjore”, tha Kostovska.

Ajo tha se vaksina Diteper sillet nga Bullgaria dhe është sipas të gjitha standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.