Maqedoni BDI: Për partinë shpifin qarqe anti- shqiptare

BDI: Për partinë shpifin qarqe anti- shqiptare

Spekulimet për përleshje të mundshme gjatë emërimit të Bekim Nezirit për shef të shtabit qendrorë zgjedhore për zgjedhjes e ardhshme janë vetëm shpifje dhe obstruksion nga fushatat anti- shqiptare, të koordinuara nga shumë qarqe, reagojnë nga BDI.

“Para disa ditëve i paralajmëruam qytetarët se në muajt e ardhshëm, në vigjilje të zgjedhjeve, do të zhvillohet fushatë e paskrupullt me shpifje dhe obstruksione të pabaza, me qëllimin e vetëm që të shkatërrohet organizimi i suksesshëm politike i shqiptarëve në Maqedoni. Koha kur të tjerët i kanë përfaqësuar shqiptarët dhe i kanë emëruar paraardhësit e tyre ka mbaruar dhe nuk do të përsëritet asnjëherë. Sot, shqiptarët janë pronarë të fatit të tyre dhe nuk do të lejojnë qarqe anti- shqiptare të diktojnë dhe ta shfrytëzojnë politikën shqiptare në Maqedoni” thuhet në reagimin e BDI-së.