Korrespondentë Universiteti shtetëror i Tetovës solidarizohet me viktimat në Keni

Universiteti shtetëror i Tetovës solidarizohet me viktimat në Keni

Universiteti Shtetëror i Tetovës iu bashkëngjit nismës së Asociacionit të universiteteve evropiane për solidarizim me viktimat e sulmeve në Kolegjin universitar “Garisa” në Keni më 2 prill të vitit.

Për këtë rast, UShT së bashku me universitetet tjera, anëtar të Asociacionit të universiteteve evropiane, sot pasdite me heshtje 1 minutëshe nderoi viktimat në Keni. Në kolegjin Garica u vranë 147 studentë ndërsa 79 u lënduan.