Bota Dramë mbi Londër: Avioni nuk mund të aterojë, rrotat jashtë funksionit

Dramë mbi Londër: Avioni nuk mund të aterojë, rrotat jashtë funksionit

Avioni i “Virxhin Atllantik” pa ndihmë qarkullon mbi jug-lindjen e Anglisë, pasiqë gjatë fluturimit i ka dështuar ana e djathtë e pajisjes për aterrim.

Fluturimi “ВС43” nga Londra për në llas vegas fluturon rreth-e-rrotull Londrës përderisa ekspertët përpiqen të gjejnë mënyrë se si “Boingu 747” në mënyrë të sigurt të aterojë pa një rrotë.

Zëdhënësi i aeroportit “Getvik”, konfirmoi shkurt se avioni është kthyer për shkak të “problemeve të vogla teknike”, ndërsa nga“Virxhin Atllantik”  së shpejti duhet të lëshojnë kumtesë zyrtare me rastin e krizës që zhvillohet në lartësi prej 10.000 metra.

Tani për tani nuk ka informacione se sa pasagjerë ka në avionin. Në aeroportin gjenden rreth 20 automjete të ndihmës së shpejtë.