Maqedoni Nëpër Maqedoni në ditë kalojnë nga 6000 refugjatë

Nëpër Maqedoni në ditë kalojnë nga 6000 refugjatë

Në 24 orët e kaluar, më shumë se 4000 refugjat me shtatë makina speciale janë transferuar në kampin e pranimit në Gjevgjeli deri në Tabanoc. Në mëngjesin e sotëm drejt kufirit verior janë nisur edhe dy trena me nga rreth 1000 refugjatë, njoftojnë nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli.

Sipas të dhënave të UNHCR, më shumë se 6000 refugjatë janë transferuar nga kufiri jugor drejt atij verior për çka dje janë aktivizuar autobusët dhe taksitë.