Sport Sport Maqedoni Arena “Filipi i Dytë”, nikoqir i super- kupës evropiane në vitin 2017

Arena “Filipi i Dytë”, nikoqir i super- kupës evropiane në vitin 2017

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s në takimin e djeshëm në Pragë vendosi që arena nacionale “Filipi i Dytë” të jetë nikoqir i super kupës evropiane në vitin 2017, shkruan sportmedia.mk

Shkupi fitoi nderin t’i mirëpres dy ekipet më të mira për vitin 2016/17 dhe në gusht për dy vite do të  jetë nikoqir i ndeshjes hyrëse të laureatëve nga stinori i mëhershëm, ndeshjes mes kampionit evropian dhe fituesit të Europa League. Kjo është ngjarja më e madhe në sport dhe futboll që Maqedonia në përgjithësi ndonjëherë e ka organizuar.

Me këtë ndeshje edhe zyrtarisht fillon sezoni i garave evropiane ndërsa kryeqendra maqedonase do ta ketë nderin të jetë nikoqir i më të mirëve të vitit 2017-të.