Maqedoni Anulohen fluturimet Stamboll- Shkup dhe anasjelltas

Anulohen fluturimet Stamboll- Shkup dhe anasjelltas

Në ueb faqen e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, është njoftuar se anulohen fluturimet e mëngjesit dhe ato të mbrëmjes të avionëve të kompanisë “Turkish Airlines” nga Stambolli në Shkup dhe anasjelltas.

Është anuluar fluturimi nga Shkupi për në Stamboll TK 1004 prej orës 9:25 dhe aterimi I avionit nga Stambolli për në Shkup TK1003 prej orës 8:30.

Janë anuluar poashtu fluturimet e natës TK 1006 prej orës 22:55 për Stamboll si dhe aterimi I avionit TK 1005 nga Stambolli për në Shkup më orën 20.