Maqedoni Ambasada e SHBA-së: Dhuna nuk është mënyrë për tejkalimin e dallimeve

Ambasada e SHBA-së: Dhuna nuk është mënyrë për tejkalimin e dallimeve

Ambasada e SHBA-së në vend ka dënuar ashpër incidentet e fundit në Kuvend, ku u lënduan disa deputet, mes të cilëve edhe lideri opozitar, Zoran Zaev.

Nga ambasada porositën se dhuna nuk përshtatet me demokracinë dhe është mënyrë e papranueshme për tejkalimin e dallimeve.

“Në mënyrën më të ashpër dënojmë dhunën në Kuvend. Kjo nuk përshtatet me demokracinë dhe është mënyrë e papranueshme për tejkalimin e dallimeve. Është kyçe për të gjitha palët që t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligji dhe të përmbahen nga aksione të dhunshme që mund ta përkeqësojnë situatën. Shumica e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferin për kryetari kuvendi, në suazat e sesionit të rregullt dhe të vazhdueshëm në Parlamentin ku dëshmitarë ishin opinioni dhe mediat. Ne do të punojmë me të për mbështetjen e demokracisë dhe avancimin e interesave të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Dhunën në Kuvend e dënoi edhe ministrja e jashtme e Gjermanisë.

“Në mënyrën më të ashpër dënojnë sulmet në Kuvendin e Shkupit”, shkroi MPJ-ja gjermane në Twitter.