Maqedoni Aktivistët Zavrlevskit i treguan se si duket kur sulmojnë huliganët

Aktivistët Zavrlevskit i treguan se si duket kur sulmojnë huliganët

Aktivistët e të drejtave të njeriut kërkuan si të zgjidhen të gjitha sulmet ndaj komunitetit të LGBT-së

“Hetimet vazhdojnë – deri kur” dhe tinguj shqetësues nga thyerja e xhamave, sot mundeshin të dëgjohen para objektit të Prokurorisë Publike. Me këtë, aktivistët e të drejtave të njeriut donin ta pasqyrojnë atmosferën e asaj që ndodhi në klubin “Damar”, kur gjatë kremtimit të ditëlindjes së komunitetit të LGBT-së njëzet huliganë demoluan objektin.

Kjo është protesta e katërt me radhë para objektit të Prokurorisë nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Në protestën e radhës së kaluar, me simbolizmin e kufomave, aktivistët u futën në qese të zeza të mëdha dhe rrinin të shtrirë para shkallëve të Prokurorisë.