Maqedoni Ahmeti: BDI ofron mbështetje për marrëveshjen e 2 qershorit

Ahmeti: BDI ofron mbështetje për marrëveshjen e 2 qershorit

BDI ka vendosur të ndihmoj në tejkalimin e krizës dhe të veproj me përgjegjësi të plotë, duke i vendosur interesat shtetërore para atyre partiake, tha sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin me Erik Furnie, drejtorin e Evropës Kontinentale në MPJ-në franceze, ambasadoren franceze në Maqedoni, Lorens Oer dhe bashkëpunëtorët e tyre në selinë e BDI-së në Tetovë.

“Ahmeti konfirmoi mbështetjen për marrëveshjen e 2 qershorit si dhe angazhimin e BDI-së me të gjitha palët që të arrihet sukses deri në zgjedhje që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm”, njoftuan nga BDI.