Maqedoni Ahmeti: Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së

Ahmeti: Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Struga porositi se ata janë trashëgimtarë të UÇK dhe se kanë ndërtuar vlera me të cilat mund të menaxhojnë vështirësitë që vijnë nga jashtë, por edhe nga brenda.

“Këto janë postulate. Mos e rrej mendjen dikush se BDI është organizatë e ngritur për një përdorim. BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave të tërë. UÇK ka lindur si rezultat i padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve historikisht. Ne në punën tonë çdo dite përkujtojmë sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra dhe të dëshmorëve të kombit”, ka thënë Ahmeti”.

Ai theksoi se BDI është për respektimin e lirisë së shprehjes dhe secili mund të thotë çfarëdo.

“Oponentët politik kot e kanë, sepse ne nuk kemi hy në politikë për interesa personale por të realizojmë amanetin e dëshmorëve. Unë nuk them gjithçka kemi realizuar dhe nuk kemi dobësi, por duhet bashkë të punojmë për eliminim e tyre” theksoi Ahmeti.