Maqedoni 800 pensionist janë honoraristë në Shoqatën e Pensionistëve!

800 pensionist janë honoraristë në Shoqatën e Pensionistëve!

Rreth 800 pensionistë marrin honorare si shpërbilme për punë shtesë në bordet lokale dhe rajonale të Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë. Tarifa e tyre varion nga 3.000 deri 5.000 denarë në zyrat e lagjeve, 8.000 denarë në organizatat komunale, deri 15.000 denarë në organizatat qytetare dhe deri 20.000 denarë në kryesinë e Shoqatës, akuzon Grozda Danovqë, kryetare e Shoqatës së intelektualëve dhe pensionistëve në Maqedoni. Sipas saj , në muaj rreth 9 milion denarë Shoqata mbledh nga taksa e anëtarësimit dhe për faktin se s’di si t’i shpenzojë , i harxhon në blerjen e automobilave dhe drekave me pastërmajli në Shtip. këto akuza i hodhi poshtë kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Dragi Argirovski, sipas të cilit, të ardhurat e pensionistëve janë shumë të vogla dhe gjithçka tjetër janë shpifje dhe mos njohje e punës së Shoqatës së pensionistëve.

– Fondi pensional është i brishtë. Dhe të jetë më paradoksale, falë administratës , ai mbushet. Nga ana tjetër, Shoqata merr taksë anëtarësimi prej 30 denarësh nga çdo pensionist dhe pse ajo duhet të jepet në bazë vullnetare. Vetëm nga taksa e anëtarësimit në muaj mblidhen nga 9 milionë denarë  dhe harxhohen pa kontroll, për qejfe personale. Prandaj ne duam që taksa e anëtarësimit të paguhet në mënyrë vullnetare dhe jo si tani, e detyrueshme – thotë Danova për agjencinë e lajmeve “Meta”

Argirovski, nga ana tjetër thotë se taksa e anëtarësimit nuk është e detyrueshme, por vullnetare dhe paratë që mblidhen janë vetëm të pensionistëve dhe askush nuk guxon t’i harxhojë.

– Epo, ato fonde nuk janë për nevojat tona personale. Kemi dhjetëra zyra nëpër Maqedoni, a nuk duhet të mirëmbahen ato, të paguhet pastruese, dikush që do të rri aty nga 5-6 orë në ditë, me ato para shoqata paguan një shumë të caktuar familjeve së pensionistëve të vdekur , që janë rreth 1.200 pensionistë që mesatarisht vdesin në muaj – thotë Argirovski.

Ai këmbëngul se një pjesë e atyre parave shkojnë dhe për familjet me statut të rëndë social, një pjesë për shoqatën e pensionistëve invalid etj. Argirovski thotë se një pjesë të parave shkojnë dhe për ekskursione të pensionistëve që ata organizojnë dhe janë falas.

Edhe pse pensionistët s’janë të përfshirë në  Ligjin e ri për pagesën e honorareve, që do të hyjë në fuqi më 1 Janar të vitit 2015

Shoqata e pensionistëve të Maqedonisë (SZPM) është asociacion i53 shoqatave të pensionistëve, shoqatave vullnetare dhe aleancës për mbrojte dhe përparim të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta të përdoruesve për realizimin e të drejtave të pensionistëve dhe nga sigurimi invalidor, për një shërbim shëndetësor më cilësor, për zhvillim të nevojave kulturore, sportive dhe humanitare të pensionistëve.

SZMP vepron si një organizatë e pavarur, joqeveritare dhe jo politike.

Në Maqedoni për momentin ka 282.734 pensionistë.