Maqedoni Në koluaret e takimit të liderëve: Papa, Sashe dhe “divorci” Ahmeti- Thaçi

Në koluaret e takimit të liderëve: Papa, Sashe dhe “divorci” Ahmeti- Thaçi

Nëse për shkak të kërcënimeve të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev se nuk do të ulet në tryezë në takimin e tretë të liderëve pa u lëshuar të gjithë gazetarët apo për diçka tjetër, Sashe Ivanovski- Politiko sot ishte prezent në takimin e ri në Klubin e deputetëve.

Ai e kishte “nderin” i pari t’i parashtroj pyetje kryeministri Nikolla Gruevski gjegjësisht ai tha : “Kryeministër, a u rrëfeve tek papa për të gjitha mëkatet? Gruevski heshti pyetjen, por Sashe nuk ngeli me kaq, dhe pak e shpërqendroi Ilija Dimoski me pyetjen: A do të jep Gruevski ndonjëherë intervistë në mediumet kritikuese përveç në vrimat e “kurtonit”?

Kuptohet, Dimovski falënderoi për pyetjen dhe kërkoi “të mbahet niveli”.

Ndërkaq, kurioziteti kryesor në takim ishte se liderët e BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi në pauzë nuk u ulën bashkë, siç këtë e bënin në dy takimet e mëhershme. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ata i kanë acaruar marrëdhëniet. Në fakt, spekulimet thonë se përkundrazi, të dy kanë agjendë të përbashkët në negociatat. Ndoshta “divorci i tyre në pauzë” ka të bëjë me spekulimet se BDI me këtë dëshiron t’i ndihmoj PDSH në kurriz të degës që u shkëput dhe shkoi me kryetarin e Strugës, Zijadin Sela.

Momentin i tretë që gjithsesi s’mund e të mos shihej në takimin e sotëm të liderëve është prezenca e zëvendës- kryetarit të LSDM, Radmilla Sheqerinska në ekipin e Zaevit.

Renata Deskovska, e cila deri më tani ishte krahu i djathtë i Zaevit, sot nuk ishte prezent.

Kjo do të thotë se ndoshta bisedimet kanë lëvizje të mirë pozitive, nëse duam të gjykojmë sipas pozicioneve të shoqërimit të Zaev. Ndërkaq, Sheqerinska është zëvendës- kryetare ndërsa Renata Deskovska nënkryetare e partisë.