Maqedoni Qeveria miratoi propozimin për stemën e re të shtetit

Qeveria miratoi propozimin për stemën e re të shtetit

Luan i kuq i mllefosur me ngjyrë ari të verdhe dhe kurorë në formë mali në pjesën e lartë, është propozimi për stemën e re shtetërore që pasdite e miratoi Qeveria dhe duhet të shkoj në shqyrtim parlamentar informuan nga televizioni “Alfa” duke u thirrur në burime të tyre. Siç informoi televizioni, arsyetimi për propozimin e ri të stemës është kthimi në simbolet historike dhe se për momentin Maqedonia dhe Bjellorusia janë shtetet të vetme në Evropë që kanë stemë të frymëzuara nga heraldika sovjetike.

Dizajni i ri i luanit te kuq ka qenë i bazuar në stemat historike, ilustrimeve të Verlandit nga viti 1481 dhe stemës së Baroad të vitit 1581, që nëpërmjet stematografive te Vitezoviqit të vitit 1694 dhe Zherafoviqit në vitin 1741 u bë stemë e Maqedonisë. Kurora ngjyrë ari-verdhë që është  zbukuruar me perla dhe rubin duhet të simbolizojnë rregullimin republikan të shtetit.

Stema e re me luan në të, nuk i paraqet vetëm maqedonasit, por në të kaluarën në të gjitha stemat është përsosur luani edhe te feudalët shqiptarë, ashtu që stema e re duhet të jetë bashkues informon “Alfa”. Në citat pjesë të propozimit sipas televizionit që e ka aprovuar qeveria qëndron se me miratimin e kësaj steme Maqedonia do të radhitet në familjet e shteteve evropiane si shtet me synime evropiane që kujdeset për të kaluarën e saj por edhe për të ardhmen duke promovuar bashkim dhe duke u përcaktuar për simbol që nuk sjell ndarje në asnjë bazë por përkundrazi krijon bashkim për të gjithë ata që jetojnë në këto hapësira. Për të ndryshuar simboli nevojitet ndryshim i kushtetutës, nevojitet dy e treta e shumicës dhe shumica e badenterit, që sipas burimeve të televizionit tashmë është arritur marrëveshje mes partnerëve të koalicionit.