Ekonomi Industria e duhanit shënon ulje në të gjithë parametrat

Industria e duhanit shënon ulje në të gjithë parametrat

Është zvogëluar numri i kontratave të lidhura me kooperantët, apo sipërfaqe me e vogël e mbjellë, të fituara me më pak rendimente apo blerje më e vogël dhe çmim më i vogël mesatar në raport me vitin 2013- kjo mund të përfundohet nga analiza e të dhënave në industrinë e duhanit.

Blerja e duhanit për vitin 2014 përfundoi në afatin e paraparë me Ligj, 15 mars.

“Në vitin 2014 janë lidhur 34.445 marrëveshje me kooperant, që është për 19% më pak se viti 2013. Janë mbjellë 14.030 hektarë duhan, që është për 30% më pak se vitin i kaluar. Janë fituar 24.857 ton rendiment, që është për 20% më pak se viti 2013, kur kishte 30.997 ton duhan. Është blerë e tërë sasia, me çmim mesatar prej 117,2 denarë për 1 kg, që është për 24% më pak se viti 2013 kur çmimi ishte 152 denarë. Për prodhuesit e duhanit janë paguar gjithsej 73 milion euro, përmes blerjes dhe subvencioneve- deklaroi Vasko Ristovski nga Oda ekonomike.

Cilësia e dobët e duhanit ka të bëjë me reshjet dhe vërshimet që kontribuuan lagështia në duhan të jetë e madhe. Në këtë mënyrë, 20% nga duhani i blerë ka qenë në kategorinë e katërt, që është më dobëta.

Vitin e kaluar, sipërfaqet e mbjella me duhan në Pellagoni kanë qenë për 10% më të vogla krahasuar me vitin 2013 ndërsa në rajonin Lindor për 15%.