Maqedoni Tuneski: LSDM kërkon dorëheqjen e krerëve të MEPSO-s!

Tuneski: LSDM kërkon dorëheqjen e krerëve të MEPSO-s!

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë kërkoi sot nga krerët e kompanisë “MEPSO” të japin dorëheqje kolektive, pasi sipas saj rreth 200 mijë qytetarë u përballën me mungesë energjie elektrike, si pasojë e reshjeve të borës.

LSDM-ja sot kërkoi nga drejtori i MEPSO-s, të japë dorëheqje. Arsyeja është se për shkak të stuhisë së borës para një jave, mbi 200 njerëz mbetën pa energji elektrike për disa ditë. Nga LSDM-ja akuzuan se ekipi menaxhues i MEPSO-s, ka ndërmarr hapa të pamatura në bashkëpunim me pushtetin, ndërsa paratë e qytetarëve janë shpenzuar për fasada baroku, qendra për skiim dhe festime, në vend të mirëmbajtjes së rrjetit elektrik.
Atanasko Tuneski nga LSDM-ja tha se heshtja e krerëve të kësaj kompanie nuk mund t’i shpëtojë ata nga përgjegjësia.

Sipas disa përllogaritjeve të partisë opozitare, janë rreth 200 mijë qytetarë që janë dëmtuar nga mungesa e energjisë elektrike.

“Heshtja nuk mund ta shpëtojë ekipin udhëheqës të MEPSO-së nga përgjegjësia dhe nga hapat e pakuptimtë që ajo ka ndërmarrë në kuadër të bashkëpunimet me qeverinë dhe për shpenzimin e mjeteve të qytetarëve, me të cilat në vend që të mirëmbante rrjetin elektrik, i investonte në rregullimin e fasadave me stil barok. Të ardhurat e përgjithshme vjetore të MEPSO-s për shpërndarje të energjisë elektrike vlerësohen në 35 milion euro. Këtu nuk janë përfshirë lukset për fasada, qendrat për skiim, festimet, por paratë e qytetarëve janë për të mbuluar shpenzimet aktuale operative. Por MEPSO 1/3 e këtyre parave ose 10.5 milionë euro shpenzon në fasadën barok. Kompania nuk shpenzon vetëm për barok, por e përhap interesin e saj edhe në turizëm. 2.6 milion euro të qytetarëve për rrymë, shkojnë për shtigje snou-bordi në Ponikva dhe Krushevë! Sikurse bëhet fjalë për agjenci të zhvillimit të turizmit, e jo për kompani përgjegjëse për shpërndarje të qëndrueshme të energjisë elektrike”, tha Tuneski.