Korrespondentë Tetova mbulohet nga pluhuri i dëmshëm për qytetarët

Tetova mbulohet nga pluhuri i dëmshëm për qytetarët

Qyteti i Tetovës është mbuluar nga pluhuri dhe balta masive që po rrezikon jetën e përditshme të qytetarëve, pas vrasësit tjetër të ndotjes “Jugohrom” që këtyre ditëve siç mësohet ka shtuar kapacitetet.

Gjitha rrugët e qytetit janë të mbuluara me pluhurin, një kaos i madh urban. Në Shipkovicë, Lisec, Reçicë e Madhe, Poroj gjendja është edhe më katastrofale.

Tashmë është dita e pestë dhe akoma nuk po mund të gjendet 6 vjeçarja Rina Ahmeti, trupi i së cilës dyshohet se gjendet nën dheun dhe baltën që kishte vërshuar shtëpinë e kësaj familje në ditën e vërshimeve.

Banorët e Shipkovicës por edhe familjarë të familjes Ahmeti kërkojnë mobilizim më të madh për të gjetur trupin e vajzës së tyre, transmeton Meta.

Një gjendje e rëndë është edhe në shtëpitë e tjera përreth, ku rrugët e shtëpive janë të zënë me gurë gjigantë, mbeturina, baltë dhe makineri shtëpiake. Qeveria e Maqedonisë po injoron dhe anashkalon ndihmën e ofruar sidomos nga Forcat Mbrojtëse të Kosovës në pastrimin e terrenit në Shipkovicë, por edhe zona tjera.