Bota Bota Fati i kroatit të rrëmbyer ende i panjohur

Fati i kroatit të rrëmbyer ende i panjohur

Fati i kroatit, të marrë peng nga një grup i lidhur me ISIS-in në Egjipt, nuk dihet ende.

Grupi i vetëquajtur “Provinca e Sinait e Shtetit Islamik” kërcënoi se do të ekzekutonte, të premten Tomislav Salopek, nëse autoritetet nuk do të lironin gratë myslimane që gjenden në burgje.

Në qytetin e lindjes, banorët po luten për shpëtimin e tij. Salopek, që punonte për një kompani franceze në Egjipt u mor peng më 22 korrik.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë ndodhet në Egjipt, për të mundësuar  lirimin e tij.