Ekonomi Stazhi do të mund të blihet për 2800 denarë në muaj

Stazhi do të mund të blihet për 2800 denarë në muaj

Kuvendi sot në suazat e seancës së 53-të, votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional- invalidor me të cilin mundësohet blerja e stazhit.

Me këto ndryshime, i siguruari i cili ka qenë në marrëdhënie pune, por nuk i është paguar kontributi për sigurim pensional- invalidor për periudhën prej 31 dhjetorit 2008, i mundëson vet të kryej pagesën e kontributi dhe me këtë të realizoj të drejtën për sigurim pensional- invalidor.

“Do t’ju mundësojmë një numrit të madh të qytetarëve të cilët më shpesh në periudhën e tranzicionit apo për shkak të mbylljes së kompanive për shkak të falimentimit apo likuidimit, përveç që e kanë humbur vendin e punës, por se edhe nuk u janë paguar një pjesë e kontributeve për sigurim pensional- invalidor”, deklaroi ministri Dime Spasov  duke shtuar se një numër i madh i personave ballafaqohen me këtë problem.

Ata që duan ta blejnë stazhin, për një muaj kjo do t’ju kushtoj 2800 denarë.