Maqedoni Spasovski: Policinë kufitare e pret punë e mundimshme në periudhën e ardhshme

Spasovski: Policinë kufitare e pret punë e mundimshme në periudhën e ardhshme

Departamenti për punë kufitare pranë MPB vitin që e lamë pas kishte aktivitete voluminoze, para se gjithash si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, theksoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski pas takimit të sotëm me nëpunësit në pikën kufitare Deve Bair.

Ministri Spasovski shtoi se volumi i këtillë i madh i punës kërkon angazhim shtesë të policisë kufitare, masa të vazhdueshme dhe aktivitete jo vetëm për ndjekjen e gjendjeve, por edhe për parandalimin e të gjitha formave të kriminalitetit tej- kufitar apo të ndonjë llojit tjetër.

“Trendet dhe pikëpamjet tregojnë se edhe në periudhën e ardhshme, policia kufitare e presin sfida serioze, punë e mundimshme dhe e lodhshme. Jam i bindur se nëpunësit policor nga departamenti i punëve kufitare në mënyrë përkatëse dhe efikase do të ballafaqohen me të gjitha sfidat e ardhshme dhe se kufiri shtetëror është në duart e sigurt” theksoi Spasovski.