Maqedoni LSDM: Fotografimi i Koce Trajanovskit me kanalizimin atmosferik është ofendim për shkupjanët

LSDM: Fotografimi i Koce Trajanovskit me kanalizimin atmosferik është ofendim për shkupjanët

Për një kryeqytet të një shteti evropiane në vitin 2015, është tragjike kryetari të krenohet me ndërtimin e kanalizimit atmosferik në mes të Shkupit, thonë nga LSDM.

“Po të mos ishin përmendoret e luanëve, shatërvanëve, fasadave të barokut dhe luksi tjetër i Nikolla Gruevskit dhe Koce Trajanovskit, kanalizimi atmosferik në rr. Boca Ivanova në Shkup do të ishte ndërtuar që moti. Jo vetëm kjo, por do të ishte ndërtuar edhe ujësjellësi në Shuto Orizarë si dhe shkolla e mesme në Saraj. Po mos të ishte opsesioni i Gruevskit me projektin “Shkupi 2014” dhe mos të ishte dëgjueshmëria e Koce Trajanovskit me më shumë se gjysmë miliard euro që i hodhën në erë, sot i tërë Shkupi do të ishte me ujësjellës dhe kanalizim atmosferik” thonë nga LSDM.

Sipas kësaj partie, fotografimi i sotëm i Koce Trajanovskit me kanalizimin atmosferik është ofendimi më i madh për shkupjanët ndërsa Shkupi meriton më shumë dhe më mirë.