Maqedoni LSDM: Deri në mbrëmje të konfirmohet termini për takim të liderëve

LSDM: Deri në mbrëmje të konfirmohet termini për takim të liderëve

Nikolla Gruevski nuk është në pozitë që ta diktoj dinamikën e mbajtjes së takimeve të liderëve. Ai është vetëm një prej palëve në procesin e bisedimeve, reagojnë nga LSDM pas deklaratës së kryeministrit se nuk janë krijuar kushte për takim.

“Është e qartë qëllimi i Gruevskit për ta zvarritur procesin, me çka i dëmton qytetarët e RM-së. Nëse deri në fund të ditës nuk vërtetohet termini për takimin e liderëve, LSDM do ta njoftoj qëndrimin e rrjedhës së mëtutjeshme të bisedimeve”, njoftuan nga partia.