Sport Ronaldo dhe Murinho shpallen personalitete të shekullit

Ronaldo dhe Murinho shpallen personalitete të shekullit

Federata portugeze e futbollit e cila këtë vit feston 100 vjetorin e ekzistimit, shpalli Kristiano Ronaldon dhe Jose Murinhon për personalitete të shekullit.

Vetëm 48 orë nga marrja e “Topit të Artë”, i treti gjithsej, sulmuesi i R. Madrid dhe kapiteni i kombëtares portugeze u zgjidh si lojtar më i mirë i shekullit, para Luis Figo dhe Euzebio.

Nga ana tjetër, trajneri i Chelsea triumfoi në konkurrencë me Arturin dhe Osia Jose Manuel Maria Pedro. Gjithashtu, në këtë ceremoni për arbitër më i mirë u zgjodh Pedro Prons, lojtari më i mirë futsal është Ricardinho. Federata zgjodhi edhe ekipin më të mirë në historinë e Portugalisë që përbëhet nga Viktor Baia, Fernando Kouto, Zhoa Pinto, Rikardo Karvaljo, Marioa Kolunha, Luis Figo –Futro, Euzebio dhe Kristiano Ronaldo.