Maqedoni Një grua ndërron jetë në Tetovë për shkak të realizimit jo- profesional...

Një grua ndërron jetë në Tetovë për shkak të realizimit jo- profesional të lindjes

Një grua 33 vjeçe nga Tetova ka ndërruar jetë për shkak të realizimit jo –profesional të lindjes në spitalin e Tetovës ndërsa foshnja është në gjendje kritike, akuzon familja, shkruan “Nota TV”.

Për rastin është nisur hetim ndërsa gjinekologu që e ka kryer intervenimin është suspenduar nga puna derisa të përfundoj hetimi.

Nata mes 19 dhe 20 gusht, në repartin e gjinekologjisë në Tetovë ka ngjarë dramë e vërtetë. Anëtari i afërt i familjes shpjegon se lindja me prerje cezariane e V.K ka filluar prej orës 21 dhe ka zgjatur deri në mesnatë, por për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe komplikimeve, në orën 3 pas mesnatës është kryer edhe një operacion.

Për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore në të cilën është gjetur, gruaja e re është transferuar në klinikat e Shkupit në KARIL, ku më orën 8 të mëngjes sërish është operuar. Gruaja ka ndërruar jetë pas disa ditëve të kaluara në aparate për frymëmarrje në repartin e përkujdesit intensiv.