Maqedoni Revolucioni laraman betonon zgjedhjet

Revolucioni laraman betonon zgjedhjet


Pjesëmarrës në “Revolucionin e larmë” sot para Kuvendit me aksion guerilë i “betonuan” zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin caktuar për sot, por që pas bojkotimit nga numri më i madh i partive ato u anuluan.
Me beton, kuti votimi dhe shirit solemn aktivistët para Kuvendit në mënyrë simbolike e happen vendvotimin e betonuar. Qytetari i vetëm që “votoi” e fshiu Gruevskin.
Aksioni është parodi e paralajmërimeve të krerëve të partisë në pushtet, të cilët në disa paraqitje publike pohonin se nuk ka heqje dorë nga data e zgjedhjeve.