Maqedoni PSP kërkon nga gjykata të ngrijë pronën e kryetarit të Manastirit

PSP kërkon nga gjykata të ngrijë pronën e kryetarit të Manastirit

PSP ka kërkuar nga Gjykata penale në Shkup ngrirje të pronës për disa persona të dyshuar në rastin “Transporter” mes të cilëve edhe kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, konfirmojnë për “Meta” nga PSP.

Prej atje thonë se në vijim e sipër është procedura, që PSP e paralajmëroi në konferencë shtypi më 14 prill, kur u hap rasti “Transporter” për keqpërdorimin e transportit të nxënësve në Manastir.

“Kundër gjashtë personave është dorëzuar propozimi për sigurimin e pronës. Mes tyre ka të dyshuar, por edhe persona që u falën nga ndjekja penale. Vlera e përgjithshme është 22.024.891 denarë (rreth 360.000 euro.)“, thonë nga PSP.