Maqedoni Ortodoksët kremtojnë Buzmin

Ortodoksët kremtojnë Buzmin

Ortodoksëve të  krishterë  mëngjesi i sotëm i Buzmit  iu filloi me këngë të  fëmijëve kolendarë, një ditë  para festës së madhe lindjes së Krishtit- Krishtlindja.

Tradicionalisht, festa do të  shënohet me grumbullimin në Kishën Qendrore të “Shën Klimentit të Ohrit”, në Shkup. Kumbari i buzmit, Aleksandar Xhikovski do të marr qypin e buzmi, kurse priftërinjtë do të bekojnë naforën, çajin, rakinë dhe degët e buzmit, që kumbari dhe organizatori i këputën nga shpatet e Vodnos.

Festa para Kishës Qendrore, mbaron me  pranim- dorëzimin e qypit dhe me ndarjen e pogaçes me monedhën e art, e cila konsiderohet se atij që do t’i bjerë do t’i sjellë fat  gjatë gjithë vitit.