Maqedoni Partitë politike nuk u morën vesh në takimin e liderëve me Johanes...

Partitë politike nuk u morën vesh në takimin e liderëve me Johanes Hahn

Takimi i liderëve të katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, që sonte mbahej në rezidencën e BE-së, përfundoi pa përgjigje. I pari takimin lëshoi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili nuk deshi të jap deklaratë për mediumet.

Pas tij, u largua edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se janë marrë vesh që takimet të vazhdojnë takimet e grupet e punës, ku do të precizohen disa çështje.

-Do të vazhdojnë grupet e punës për t’i përmbyllur të gjitha dallimet që ekzistojnë. Sigurisht që ka dallime ne lidhje me kompetencat, ligjin për qeverinë, ministrat. Sigurisht se është duke u biseduar se si do te afrohen dallimet. Komuniteti ndërkombëtar është i interesuar dhe është mjaft aktiv në përmbylljen e këtij problemi”, deklaroi Ahmeti

Në rezidencën e BE-së mbeten liderët e VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së bashkë me eurokomesarin  për zgjerim Johanes Hahn, ambasadori amerikan Xhes Bejli, ndërmjetësuesi belg Piter van Hojte si dhe ambasadori i BE-së  në Maqedoni, Aivo Orav.

Pritet që për mediat të pronocohet komisari evropian Johanes Hahn.