Ekonomi Peshevski: Qeveria do të ndërmerr çdo gjë që mos të rrezikohet furnizimi...

Peshevski: Qeveria do të ndërmerr çdo gjë që mos të rrezikohet furnizimi me derivate të naftës

Zëvendës- kryeministri për çështje evropiane, Vlladimir Peshevski përmes statusit të tij në Facebook u prononcua për gjendjen aktuale me llogarinë e bllokuar të “Makpetrol” dhe krizën e mundshme energjetike.

“Sipas ligjit, duhet të sigurohet interesi publik dhe të gjitha institucionet shtetërore që janë të përfshira në procesin penal- juridik duhet të ndërmarrin hapa legale që nuk do ta vendosin në pikëpyetje interesin publik, duke i mbrojtur interesat e qytetarëve si dhe interesat e aksionarëve dhe të punësuarve në kompaninë “Makpetrol” – thuhet në statusin e Peshevskit.

Sipas tij, nevojitet të sigurohen kushtet për përmbushjen e interesit publik dhe nga ana e operatorit që është lëndë e procesit për verifikimin e fakteve.

“Qeveria në përputhje me kompetencat e saja do ta ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe nëse është e nevojshme do t’i ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme që mos të vijë deri në rrezikim më serioz të bilancit rreth furnizimit me derivate të naftës dhe karburant për transport të qytetarëve të Maqedonisë- shkruan Peshevski në profilin e tij.