Maqedoni Pesë vite nga vrasje e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës

Pesë vite nga vrasje e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës

Para saktë pesë viteve ndodhi vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës kur me armë zjarri u qëlluan katër djem nga lagjja Radishani dhe një burrë nga fshati Creshevë.

Në këtë ditë në vitin 2012 u vranë katër shokët të moshës 18 deri 21: Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski si dhe Borçe Stevkovski 45 vjeç.

Vrasjet kanë ndodhur mes orës 19:30 dhe 22:30, kur janë gjetur trupat e të vrarëve. Ekspertiza ka treguar se ndaj tyre është qëlluar me tre lloje të armëve pasi janë gjetur gëzhoja të tre municioneve të ndryshme, që tregon se vrasjen e kanë kryer më shumë se një person.

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstrum” dënim të përjetshëm me burg morën Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rama mori aktvendim lirimi për “mospasje të dëshmive për vërtetimin e fajit”.

Edhe më tej pritet ekstradimi nga Kosova i të akuzuarit të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq, të cilët u gjykuan në mungesë.

Mbrojtja pohonte se të dënuarit janë të pafajshëm dhe se nuk ka dëshmi të mjaftueshme dhe kërkoi që rastin ta merr në shqyrtim Prokuroria Speciale.

Për këtë rast, opozita konfirmon se ekzistojnë biseda të përgjuara, të cilat nuk u publikuan. Materialet i janë dorëzuar PSP-së.

Disa nga prindërit e djemve të vrarë gjithashtu publikisht shprehën dyshim se të dënuarit janë fajtorët e vërtetë të masakrës.