Maqedoni Papa Françesku shpalli Nënë Terezën për shenjëtore

Papa Françesku shpalli Nënë Terezën për shenjëtore

Në një ceremoni të drejtuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit është shenjtëruar Nënë Tereza. Ajo u shenjtërua 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes. Në këtë ceremoni e cila po vazhdon akoma morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Ajo u bë e shenjtë pasiqë Papa Françesku njohu zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit. Murgesha shqiptare, e famshme në të gjithë botën mori shtetësinë indiane në vitin 1948. Ajo është themeluese e “Misionarëve të Bamirësisë” dhe ka punuar për të ndihmuar të varfrit dhe njerëzit e shkelur.

Nënë Tereza vdiq  më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Në vitin 1979, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen.