Maqedoni Rreth 400 turistë nga Maqedonia të “bllokuar” në Stamboll

Rreth 400 turistë nga Maqedonia të “bllokuar” në Stamboll

Rreth 400 turistë nga Maqedonia, të cilët për festën e 1 Majit, me shtatë autobusë kanë udhëtuar për në Stamboll janë mbajtur në dy hotele sepse agjencia turistike e cila ka organizuar udhëtimin nuk ka paguar akomodimin, njofton “Utrinski” duke u referuar në të dhënat e udhëtarëve.
Sipas burimit të njëjtë, udhëtarëve në Stamboll nuk u është lejuar të kthehen në Maqedoni sepse pronari i agjencisë nuk ka paguar shërbimin.
Një pjesë e udhëtarëve për gazetën kanë thënë se pronari i agjencisë është arrestuar nga policia e Stambolli dhe se kthimi i tyre në Maqedonia është varur nga ajo se a do të paguhet borxhi i akomodimit.

Për këtë rast ata kanë njoftuar konzulin e Maqedonisë në Stamboll.