Dy të tretat e turistëve holandez janë shtruar në spital në Strugë

Dhjetëra turist holandez që janë për pushime në Maqedoni janë sëmurë nga një virus misterioz që iu shkakton vjellje dhe diare, shkruan edicioni online i “NL Times”.

Gazeta shkruan se dy të tretat e turistëve në vend që të jenë në plazh apo pishinë, kanë qenë nëpër tualetet e dhomave të tyre të hotelit në “Izgrev Spa dhe “Akua Park”.

“Trapezaria është thuajse e zbrazët. Thuajse në çdo masë ka vetëm nga një person sepse partnerët e tyre qëndrojnë nëpër dhomat e tyre”, deklaron Rina Top- Bouer për gazetën holandeze “Telegraf”.

Koev van Besou, që të premten me familjen ka arritur në hotel e deklaron të njëjtën gjë për “NOC”.

“Në trapezari pashë vetëm disa persona duke ndenjur në tavolinë. Të gjithë ishin holandez. Kur pyeta se çfarë po ndodh, më thanë se kanë diare dhe se po vjellin. Thuajse 80% e holandezëve janë të sëmurë për momentin- deklaroi Van Besou, duke shtuar se edhe ata janë infektuar dhe se katër ditë janë të sëmurë.

Hoteli ka 700 mysafir prej të cilëve për momentin 290 janë holandez.

Deri më tani 20 persona janë paraqitur në kompaninë se janë të sëmurë. Të gjithë kanë qenë me diare.

Drejtori i agjencisë Atolaj Uslu për “Telegrafi-in” e Holandës ka deklaruar se me siguri virusi është “diçka prej pishinës”. Megjithatë, shtoi se nuk është mjek që të mund të konfirmoj sëmundjen me siguri.

“Meta” kontaktoi me hotelin prej ku na thanë se ditët e kaluar ka pasur virus barku ku përveç turistët holandez janë sëmurë edhe njerëz nga personeli.

“Kishte virus, por këto dy ditët e fundit nuk ka asnjë të sëmurë” na thanë nga recepcioni i hotelit “Izgrev”.

Prej atje shtojnë se përjashtohet mundësia e helmimit me ushqim, edhe pse rasti nuk është denoncuar në ndonjë institucion.

Nga Spitali i përgjithshëm në Strugë konfirmojnë se ka pasur këto ditë virus barku në qytet.

“Para disa ditëve kishim pacient, vetëm për infuzion, por nuk ka rrëmujë me turist të huaj me virus barku. Para disa ditëve Ndihma e shpejtë ishte në hotel ku ishin akomoduar disa turistë dhe intervenoi” deklaroi Mentor Ibrahimi, drejtor i spitalit në Strugë.

Koncesioner i “Izgrev Spa dhe Akua Park” është agjencia turistike “Fibula Travel” që kah fundi i vitit 2012 së bashku me dioqezën e Shkupit të KOM lidhi kontratë për koncesion për hotelin në periudhë prej 50 viteve.